Ngjarje

Policia serbe ndalon Klara Sanduloviq pas homazheve në Prekaz

Klara Sanduloviq, e bija e politikanit serb Nikola Sanduloviq, pas homazheve sot në Prekaz, është ndalur nga Policia e Serbisë në Merdarë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në rrjetin social X. Ai ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiq vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdarë dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar Sanduloviq.

Klara Sanduloviq sot bëri homazhe në Prekaz, te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë

Related Articles

Back to top button