Sport
Portieri i Argjentinës bën gjestin e turpshëm, video bëhet virale
Kampioni i botës dhe protagonisti i një kampionati të paharrueshëm botëror, portieri i Argjentinës Emiliano “Dibu” Martinez ka bërë një gjest të turpshëm pas finales së fituar me Francën.
I shpërblyer me “Dorezën e Artë” të FIFA-s si “gardiani” më i mirë i Kupës së Botës, Martinez, sapo mori çmimin e afroi atë pranë organit gjenital. Momenti nuk ka kaluar pa u vënë re dhe po video po bën xhiron e botës.