Presidentja Osmani takon Zelenskyn në Moldavi: Askush s’e kupton dhimbjen e Ukrainës më mirë se Kosova

Në kuadër të punimeve të Samitit për Siguri që po mbahet në Moldavi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Duke publikuar dy fotografi nga takimi mes tyre në Twitter, Osmani tha se i shprehi solidaritet të plotë presidentit të Ukrainës, vendi i të cilit është në luftë me Rusinë që kur kjo e fundit e nisi pushtimin e paprovokuar në shkurt të vitit të kaluar.
“Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës. Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, shkroi Osmani.
At times when it matters where you stand, I expressed our full solidarity to President @ZelenskyyUa. No one understands Ukraine’s pain, struggle and resilience better than the people of Kosovo.
Nothing can stand in the way of a people’s will to be free. 🇽🇰🇺🇦 #SlavaUkraini pic.twitter.com/tEJ3Q5i57X— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023
Përndryshe, Republika e Kosovës është ndër vendet e para që iu bashkua aleancës Euro-Amerikane në përkrahje të Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ky pozicion i Kosovës, sot u shfaq edhe me renditjen e uljes në tavolinë ku Presidentja Osmani ishte krah për krah me Macron dhe kancelarin Scholz përballë Zelenskyt ndërkaq Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq ishte “shpërblyer” me një ulëse anash të tryezës./GazetaSinjali



