Prishtina planifikon transport falas e shpeshtim të autobusëve gjatë ditëve kur ajri është shumë i ndotur
Komuna e Prishtinës parasheh të marr disa masa me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit në ditët kur parashihet që niveli i ndotjes do jetë i lartë.
“Gjatë ditëve me mundësi ndotje më të madhe transporti urban do të organizohet duke shpeshtuar qarkullimin e autobusëve si dhe do të jetë falas”- ka thënë ajo.
Komuna nuk ka ndarë më shumë detaje nëse është marr vendim lidhur me planin e përpiluar për ditët kur ndotja është e madhe.
Madje, nuk janë ndarë detaje as për mënyrën si do e bëjnë shtimin e e autobusëve ose si do bëhet kompensimi në rast se bileta është falas.
Ndërmarrja Trafiku Urban e Prishtinës ka në pronësi 51 autobusë, duke përjashtuar këtu kompanitë private që mbulojnë disa linja.
Seniha Bajraktari tutje potencoi se Prishtina u ka propozuar komunave fqinje që gjatë këtyre ditëve të organizohet edhe transporti ndër komunal falas.
“Komuna e Prishtinës përmes një marrëveshje ndër komunale, komunave fqinje u ka propozuar që gjatë ditëve kritike me ndotje të organizohet transporti ndër komunal falas për qytetarët si dhe të bëhet shpeshtimi i qarkullimit të autobusëve”- shtoi ajo.
Nga komuna nuk janë dhënë detaje se çfarë përmban propozimi dhe cilave komuna i është dërguar.
Aktualisht, ndërmarrja trafiku urban lidh komunën e Prishtinës me atë të Fushë Kosovës.
Komunave e Prishtinës por edhe qytete tjera në Kosovë përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit ku shkaktarë kryesor janë transporti, termocentralet dhe amvisëria që përdorin kryesisht thëngjill.
Aktualisht, rreth 94 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 për qind nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.