Ngjarje

Privilegj për Naim Tërnavën, hyn në mbrendësi të Qabesë

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka vizituar Mekën ku gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë të vizitojë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Në njoftim thuhet se në mesin e delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe ai nga Kosova.

“Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”, thuhet në njoftim

Related Articles

Back to top button