Ngjarje

Prokuroria konfirmon rastin ku foshnja e vdekur u fut në lavatriçe në Spitalin e Pejës

Një foshnje e vdekur dyshohet se është futur në lavatriçe.

Rasti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se rasti është në fazën e hetimit.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha Nikçi.

Nikçi tha se prokurorja e rastit ka takuar sot prindin e foshnjës së vdekur për të marrë detaje të tjera lidhur me rastin.

Më pas ka folur edhe kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tha se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Po ju konfirmoj se rasti ka ndodhur dhe ne si prokurori kemi ndërmarrë veprime të duhura për zbardhjen e rrethanave”, tha Kurmehaj.Lidhur me rastin janë suspenduar disa infermiere.

Related Articles

Back to top button