Protesta e serbëve, KFOR: Kemi shtuar trupat, shkak mundësia e përfshirjes së grupeve kriminale
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë thënë se kanë shtuar praninë në Jarinjë për arsye parandaluese.
Protestuesit thyenin kordonin e parë të Policisë serb, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.
Pasi sipas tyre në mesin e protestueseve, ka pasur mundësi të ketë grupe kriminale.
“Sot, pas një koordinimi aktiv me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Dukagjinin.
KFOR tha se është thelbësore për të gjithë personat që marrin pjesë në protestë të shmangin dhunën dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur çdo veprim jo proporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme.