Ngjarje
Protesta në Jarinjë, tentim i zbehtë për hyrje në Kosovë
Flamuri i atdhetarëve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe, në mesditë valoi në Rashkë, afër kufirit në Jarinjë.
Rreth tij, u mblodhën serbët, disa prej të cilëve të maskuar, që u tubuan nga kjo organizatë në mbështetje të serbëve në Kosovë, që kanë barrikaduar rrugët.
Ata ia mësynë pikës kufitare aty, ku ndodhet KFOR-i dhe policët kosovarë.
Megjithatë, rruga atyre u ndërprehet nga policët serb, çka nuk i pëlqen grupit që i prinë Damjan Knezheviq, një nga drejtuesit e organizatës djathtiste, Patrulla Popullore nga Serbia.
Kordoni nuk qëndron gjatë. Protesuesit përplasen me të uniformuarit, derisa në afërsi dëgjohet krisma e një mjeti shpërthyes.
Situata kthehet nën kontroll, vetëm pasi ndërhyjnë forcat speciale serbe.