Ngjarje

Pse klerikët serbë erdhën në Prishtinë, arsyeja është ‘befasuese’

Në mediat kosovare sot qarkulloi një lajm për disa klerikë serbë të cilët u panë afër Stacionit të Policisë në Prishtinë.
Arsyeja e qëndrimit të tyre aty nuk dihej, mirëpo që lajmi bëri bujë shkaku se erdhi vetëm një ditë pas ngjarjeve në veri ku pas një sulmi terrorist humbi jetën një polic, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë, gazetari i lajmi.net ka dalë në terren për të marrë vesh më shumë detaje.
Nga një burim i mirëinformuar, gazetarit i është thënë se arsye e qëndrimit të klerikëve në Prishtinë është vazhdimi i lejeqendrimit të tyre dhe s’ka të bëj me ndonjë intervistim të mundshëm në lidhje me rastin e djeshëm.
Nga Policia gjithashtu i thanë lajmi.net se klerikët fetarë nuk kanë qenë brenda ndonjë stacioni policor./Lajme.net

Related Articles

Back to top button