Ngjarje
Publikohen pamje tjera ku edukatorja rrah barbarisht trevjeçaren në Tiranë derisa i thyen këmbën (VIDEO)

Dje në Shqipëri, u publikua një denoncim i një prindi, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në Tiranë.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer, transmeton TvKlan.
Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.



