Ngjarje

Publikohet fotografia e 90 vjeçarit që ishte keqtrajtuar çnjerëzisht nga policia serbe

Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një artikull të “Amnesty International” ku dokumentohet keqtrajtimi i Ali Muratit nga Llapashtica e Poshtme e Podujevës nga forcat serbe në vitin 1994.

Burri 90-vjeçar u keqtrajtua në shtëpinë e tij nga policia serbe, duke i kërkuar armë.

Në postimin e tij në Facebook, Gashi shkruan se Kosova nuk ka ditë t’i dokumentojë krimet që ia ka bërë Serbia, “por për fat këtë e kanë ba të tjerët për ne – amnesty international, human rights watch, e me radhë”, shkruan ai.

nga një raport dy pjesësh i ‘amnesty international’, me titull “kosovo a decade of unheeded warnings”, në të cilin janë përmbledhë të gjitha llojet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në kosovë gjatë viteve 1989-1999, po e ndaj me ju dëshminë e ali muratit, atëherë 90 vjeçar, nga fshati llapashticë e poshtme, podujevë, të cilin policia sërbe e kishte keqtrajtu çnjerëzisht në shtëpinë e tij, më 11 korrik 1994, duke i kërku armë.nuk kemi ditë me i dokumentu krimet e shtetit të sërbisë gjatë viteve ’90, por për fat këtë e kanë ba të tjerët për ne – amnesty international, human rights watch, e me radhë”, shkruan ai.

Related Articles

Back to top button