Punëtori shqiptar në Kanada merr shpërblim 300 mijë dollarë, pasi u abuzua në vendin e tij të punës

Një punëtor shqiptar në Kanada, Rr.O., është shpërblyer me 300 mijë dollarë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ontarios, për abuzimin që ka përjetuar në vendin e punës të kompanisë Universal Structural Restorations Ltd (USRL).
Paditësi Rr.O., pretendoi se mbikëqyrësi Ludgero De-Almeida dhe punëdhënësi USRL e abuzuan atë duke e nënshtruar sjelljen poshtëruese, degraduese dhe të turpshme. Ky trajtim përfshinte gjuhë nënçmuese dhe diskriminuese, fyerje, kërcënime në lidhje me statusin e tij të emigracionit dhe abuzim fizik nga mbikëqyrësi, i cili e goditi me grusht në ijë përpara kolegëve, duke i shkaktuar përfundimisht humbjen e një testikuli.
“Ai nuk mund të merrte më mënyrën se si po trajtohej dhe ishte i shqetësuar për atë që mund t’i ndodhte më pas. Dinamika ishte përkeqësuar. Ai [Rr.O] ishte goditur me grusht në testikul dhe më pas [në një rast tjetër] ishte lënë në tokë për orë të tëra pasi ra nga një shkallë”, shkruante në vendimin e gjyqtarit Joseph Di Luca.
Në mbështetje të argumentit të tij për abuzim, Rr.O. pretendoi se ishte i detyruar të paguante tarifën e lejes së punës; ka marrë paga në të holla që kanë qenë më të ulëta se shuma për të cilën është rënë dakord; kërkohej të paguante 2 dollarë në orë për orët e punës. Paditësi pretendoi gjithashtu shfrytëzim kur ai bëri punë rinovimi në shtëpinë e mbikëqyrësit pa u paguar.
Ai gjithashtu argumentoi se mbikëqyrësi ushtronte kontroll, drejtim dhe ndikim mbi lëvizjet e tij për të lehtësuar shfrytëzimin e tij në lidhje me punën e rinovimit të kryer falas në shtëpinë e mbikëqyrësit.Gjykata u bind se punonjësi vendosi shumicën e pretendimeve të tij dhe mbajti përgjegjës mbikëqyrësin dhe kompaninë, shkruan Lawtimesnews, transmeton Klankosova.tv./FMimages.net/



