Ngjarje
Qeveria konfirmon se një veturë e eskortës së Kryeministrit është aksidentuar
Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar rrugës për në Gjilan.Kështu i ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti.
Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.