Ngjarje

Qytetarët të lodhur me rritjet e çmimeve: Jeta në Kosovë u bë e papërballueshme

Inflacioni do të jetë një nga problematikat kryesore me të cilat Kosova do të vazhdojë të përballet edhe në vitin 2023, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Megjithatë, ata presin që trendi i rritjes të jetë më i ngadalshëm se në vitin 2022, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të shënojë rënie. Një arsye për këtë optimizëm është stabilizimi i zinxhirit të furnizimeve. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma mesatare vjetore e inflacionit në vend, për vitin 2022, ka qenë 11.6 për qind.

Qytetarët shprehen të jenë të lodhur nga rritjen e çmimeve dhe jeta e vështirë që është bërë në Kosovë. Në “Kendiv”, ata kanë treguar pikërisht se sa po ia dalin, derisa kanë shprehur shumë kritika edhe për qeverinë. “Sen s’ka prej tyne, ata kanë para për vete”, pohuan disa prej tyne. Të tjerë shtuan se jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme.

Video në linkun më poshtë:

Related Articles

Back to top button