Interesante
Raiffeisen Bank publikon shifrat milionëshe, rriten fitimet e bankës
Raiffeisen Bank International (RBI) tha të martën se fitimet neto të saj nga operacionet në Kosovë janë rritur në 19 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2023, nga 14 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat neto nga interesi u rritën 24% nga viti në vit në 31 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2023, ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet qëndruan të pandryshuara në 8 milionë euro, tha RBI në një raport financiar të publikuar sot.
Banka komerciale me seli në Austri tha se të ardhurat operative u rritën për 23% krahasuar nga viti i kaluar, ndërsa shpenzimet e përgjithshme administrative ishin 12.5% më të larta në 18 milionë euro.