Ngjarje
Rama para Borrellit: Të organizojmë konferencë ku Kurti e Vuçiq nuk dalin pa arritur marrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një konferencë për media bashkë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.
Përveç temës së reformave në Shqipëri, pjesa më e madhe e konferencës ka qenë me temë për tensionet e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëriti para Borrellit kërkesën për një konferencë ku Kurti e Vuçiq nuk lejohen të dalin nga takimi pa arritur një marrëveshje.
“Unë shpresoj shumë që ideja e një konference të nivelit të lartë, që të sjellim liderët e dy shteteve, liderët e BE-së dhe Amerikës, dhe të mos i lëmë të dalin pa arritur një marrëveshje, ose të ballafaqohen me të gjitha pasojat që do të ishte shumë zhgënjyese për të gjithë”, tha Rama, raporton Nacionale.



