Interesante
Reagon hoxha Drilon Gashi, publikon foto së bashku me bashkëshorten e tij
Ish-imami Drilon Gashi ka reaguar pas raportimeve të sotme se ai kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ai në profilin e tij në facebook, ka publikuar foto me bashkëshorten e tij, me mbishkrimin “Me bashkëshorten, nga viti 2007”.
Mediat sot kanë raportuar se ish-imami Drilon Gashi, gjatë viti 2018 kishte rrahur bashkëshorten e tij, për të cilën ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.