Reagon motra e Cristiano Ronaldos: Ky ishte Botërori më i keq në histori – Ja pse?
Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, e ka cilësuar Kupën e Botës 2022 në Katar si më të keqen në histori, por e ka pranuar se finalja ishte madhështore. Lionel Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Stadiumin Lusail në Katar, duke e mposhtur kampionen në fuqi Francën 4:2 në penallti, pasi një barazim drithëruese 3:3 në 120 minuta lojë.
Gjashtë gola, një përfundim i jashtëzakonshëm i ndeshjes, pa dyshim finalja më e bukur në historinë e Kupës së Botës. Për Katian, megjithatë, Portugalia e vëllait të së cilës u rrëzua herët në çerekfinale nga Maroku, ky Botëror ishte më i keqi.
“Kupa më e keqe e të gjitha kohëve… e cila na e dha një finale të madhe”, shkroi Katia në Instastroy. Ajo e uroi Argjentinën – për të cilën ky ishte trofeu i parë pas 36 viteve dhe i tretë në historinë e vet – për triumfin në Katar.
“Çfarë ndeshje. Urime Argjentinës!” vazhdoi ajo.
Kylian Mbappe ishte madhështor në këtë takim dhe Katia pati fjalë të mëdha për të, po ashtu. Mbappe shënoi het-trik, duke u bërë vetëm lojtari i dytë në histori që i shënon tri gola në finale, duke i ndihmuar Francës t’i sigurojë vazhdimet dhe pastaj penalltitë.
“Ky djalosh është i jashtëzakonshëm. Çfarë e ardhme e ndritur të pret ty. I jashtëzakonshëm”, shtoi ajo për Mbappen.