Interesante

Reagon Zana Avdiu për rastin e hoxhë Behar Mjekiqit

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu, ka reaguar pasi raportimeve se hoxha Behar Mjekiqi ka rrahur të dashurën e tij dhe u denoncua për dhunë më pas. Avdiu ka thënë se “bash qato çka e quajnë moral e shkelin me dy kamtë”.

“Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portale”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Më poshtë keni postimin e plotë të Zana Avdiut:

Nuk e paska rrehe gruan, po dashnoren, qe ia ka cu edhe ne shpi gruas e familjes. Ne Kosove, 68% e grave kane perjetu dhune ne familje. E qikjo osht qajo shoqnia qe e promovon familjen, kishe.

Familje nuk eshte kur te dhunon. Familje nuk eshte kur te mashtron. Familje nuk eshte kur te shtype. Krejt kete “luften” per me mbrojte “familjen” e keni rrene, qe e perdorni per me mbajte kete gjendje cfare eshte. Ps, a do te kete reagim te shoqnise per hoxhen, si per vajzen nga Librazhdi. A e ka shkele nderin ky a jo?

Knej plot “moral” llafet, e knej punen berllok. Pra bash qato cka e quajne moral e shkelin me dy kamte. E kjo e verteton qe moralizuesit, jane njerezit ma te pamoralshem. Vec hyni lexoni komente neper portale.

Related Articles

Back to top button