Ngjarje

Republika e Kosovës dhe Kroacia, rrisin bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive!

Mehaj në një postim në Facebook shkruan:

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës dhe Kroacia, rrisin bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive!

Gjatë takimit me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Hern dhe delegacionin përcjellës nga Republika e Kroacisë, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, situatës në Ballkan, dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t’i luftuar sulmet hibride.

Admiralin e njoftova rreth avancimeve të FSK-së, si dhe funksionin që do e ketë Agjensioni i Intelegjencës për Siguri, nëpërmjet të cilit do rrisim edhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve në menaxhimin e informacioneve të rëndësishme në aspektin e sigurisë.Biseduam dhe për nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, bashkëzbarkimin e forcave të të dyja shteteve, e po ashtu për rëndësinë e ofrimit të përkrahjes së shtetit tonë mik Kroacisë, në procesin e anëtarësimit në Programin e Parteneriteti për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s.

Misioni ynë është sigurimi dhe mbrojtja e atdheut dhe qytetarëve, ndërsa synimi ynë është ofrimi i kontributit edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kufij më të gjerë, përtej Ballkanit, në rajon dhe misione ndërkombëtare.🇽🇰🤝🇭🇷

Related Articles

Back to top button