Ngjarje

Reshje intensive dhe shkarkime rrufesh: Moti të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar se të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shum zona”, thuhet në njoftim.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”.

Related Articles

Back to top button