Ngjarje

Rohde: Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi trupat e KFOR-it u sulmuan nga protestuesit në Zveçan.

Rohde u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë, njofton Klankosova.tv.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Rhode./KlanKosova

Related Articles

Back to top button