Ngjarje

Rudaku për migrimin: Të rinjtë kur duan të martohen duan banesë e veturë, nuk rrinë më në ‘bashkallëk’

Sociologu Avni Rudaku tha se të rinjtë ikin nga vendi i tyre sepse duan liri personale.

Sipas tij, migrimi ndodh se “njerëzit e shohin një perspektivë më të mirë për jetesë, për kushte më të mira, për aspiratat që i kanë që munden me i realizu me një vend tjetër”, tha sociologu Rudaku në Pressing.

“Shumica e të rinjëve kur dojnë me u martu, dojnë me pas një banesë apo shtëpi të vetën, një veturë, një vend të punës të sigurt. Nëse tash ti jeton në bashkësi familjare dhe e sheh bashkëmoshatarin e vet në Gjermani apo Zvicër që i ka këto mundësi, natyrisht që ideja është me bo jetë sa më të pavaruar sa më individuale dhe me realizu vetëveten”, u shpreh ai.

“Të rinjtë nuk ikin vetëm për paga apo disa faktorë ekonomikë, të rinjtë ikun për liri personale. Nëse një i ri jeton në një bashkësi të gjerë familjare, edhe nëse shtëpia e babait të tij është e ndarë me shtëpinë e axhës, ai nuk ka shumë liri personale, se i nënshtrohet një vetëdijë kolektive. Njerëzit i kërkojnë edhe liritë personale”, tha ai.

Related Articles

Back to top button