Ngjarje

Sami Lushtaku: Ganimete Musliu e tha të vërtetën, ia përplasi në fytyrë mashtrimet Albin Kurtit

Kritika që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pasur ndaj kryeministrit Albin Kurti në seancën parlamentare të enjtes, nuk iu ka pëlqyer aktivistëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet.

Këta të fundit, kanë nisur një fushat të ulet fyerje ndaj deputetes, e cila tash e disa mandate votohet në rajonin e Drenicës.

Postimi i Lushtakut:

Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.

Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.

Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, jemi pranë deputetes Musliu, dënojmë gjuhën e ulët dhe sulmet ndaj saj, dhe mbrojmë të vërtetën e pamohueshme që ajo e ka thënë në Kuvendin e Kosovës/Veriu.info/

Related Articles

Back to top button