Ngjarje

Sanksione jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që ndjek politikat ruse!

Mehaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit me parlamentarin gjerman, Dr.Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörg Rohde, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit rus në Ballkan, dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës.

Përparimet që Republika e Kosovës ka bërë sa i përket luftimit të korrupsionit duke u ngritur për 17 vende sipas matjeve të bëra nga Transparency International, si dhe duke u renditur e para në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit, rezultate këto që flasin për një shtet dhe qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të kombit.

Postimi i plotë:

Sanksione jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që ndjek politikat ruse!Gjatë takimit me parlamentarin gjerman, Dr.Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörg Rohde, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit rus në Ballkan, dhe zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës.Përparimet që Republika e Kosovës ka bërë sa i përket luftimit të korrupsionit duke u ngritur për 17 vende sipas matjeve të bëra nga Transparency International, si dhe duke u renditur e para në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit, rezultate këto që flasin për një shtet dhe qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të kombit.Po ashtu biseduam rreth avancimeve të ushtrisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, gatishmërisë që kemi shprehur në vazhdimësi për të ofruar mbështetje në operacionet ndërkombëtare, për transportimin e afganëve si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të lëndëve të rrezikshme.Theksova edhe njëherë se synimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe BE, në të cilin rrugëtim kërkojmë mbështetjen e secilit shtet mik, pra edhe të Republikës Federale të Gjermanisë.Pozicionimi ynë është i qartë, në mbështetje gjithmonë të vlerave demokratike, larg tendencave serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit, rrjedhimisht dhe Evropës.Sanksionet duhet vendosur jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë që verbërisht ndjek politikat ruse.

Related Articles

Back to top button