InteresanteNgjarje

Së shpejti rregulla të reja për marrjen e nënshtetësisë gjermane

Të huajt që jetojnë në Gjermani nuk do të duhet të heqin dorë nga pasaporta e tyre për të marrë nënshtetësinë gjermane dhe mund të aplikojnë pas vetëm pesë vjetësh qëndrimi në vend, sipas rregullave të reja të hartuara nga Ministria e Brendshme.

Në marrëveshjen e koalicionit, qeveria e kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz ra dakord të prezantojë një “ligj modern të shtetësisë”.

Aspekte të tjera të reformës përfshijnë lehtësimin e kërkesave të gjuhës gjermane për grupe të caktuara dhe heqjen e testit të shtetësisë për personat mbi 67 vjeç.

Aktualisht, të huajt duhet të jetojnë në Gjermani deri në tetë vjet përpara se të aplikojnë për shtetësi.

Sipas draftit të përmendur, periudha e reduktuar prej pesë vjetësh mund të shkurtohet edhe më tej nëse kandidatët mund të tregojnë se janë të integruar mirë, për shembull me sukses të jashtëzakonshëm në shkollë ose në punë, punë vullnetare ose aftësi veçanërisht të mira gjuhësore.

Gjithashtu do të hiqet kufiri prej 25 mijë personash në vit për të marrë nënshtetësinë gjermane që vlen për Ballkanin Perëndimor.

Kuota për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jetë më e lartë – 50 mijë në vit.

Related Articles

Back to top button