Ngjarje
Serbia shfuqizon vendimin për ngritjen e gatishmërisë luftarake

Pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, Serbia ka marrë vendim që të shfuqizojë vendimin për ngritjen e gatishmërisë luftarake të forcave të saja.
Kështu konfirmoi presidenca serbe për Tanjug.
Gatishmëria ushtarake e Serbisë është shpallur para tri ditësh pas situatës në veri të Kosovës.Atë ditë, Vuçiq urdhëroi që ushtria dhe njësitë e tjera të sigurisë të jenë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake.



