Ngjarje

Shefja e shtetit tha se “koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë”

Shefja e shtetit tha se Kosova “asnjëherë nuk ka pasur politikë të jashtme më aktive, më kuptimplote, më të përgatitur e më të koordinuar”.

“Natyrisht që kjo politikë e jashtme e fokusuar në interesin e Kosovës dhe vetëm të Kosovës, e jo të interesave të ngushta individuale, e shpeshherë të paligjshme po u pengon disave, jo vetëm në Serbi, por edhe jashtë saj. Kosova nuk ka politikë të jashtme, po thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund Kosova ka politikë të jashtme”, tha Osmani.

Pasi përmendi takimet e saj me liderë rajonalë, europianë e botërorë, ajo tha se Kosova “më në fund ka politikë të jashtme”.

“Por po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro-individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesava individuale…”, tha Osmani.

Në politikën e jashtme, Presidentja tha se ka shumë sfida, pasi që “gabimet kanë qenë të përmasave të mëdha”.

Related Articles

Back to top button