Ngjarje

Shembja e dheut në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një shembje e dheut ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Kaçaniku”.

Si pasojë një veturë ka rënë poshtë në gropë.

Lidhur me rastin është deklaruar drejtori i Emergjencave në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica.

“Bazuar në informacionet që kemi s’ka të lënduar. Jemi duke shikuar rreth shkaqeve të cilat kanë çuar në shembjen e dheut”, tha Fushtica për Klankosova.tv

Po ashtu edhe drejtori i Inspekcionit Florian Dushi, tha për Klankosova.tv se inspektorët kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Sapo ta përfundojë raporton do t’ju njoftojë”, tha Dushi për Klankosova.tv

Pas kësaj ngjarje banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, ku disa nga ta kanë dal edhe nga banesat e tyre.

Related Articles

Back to top button