Ngjarje

Shoferi i postës ‘Beki’ raportoi rrejshëm që ia grabitën 6 mijë euro, përfundon në pranga të Policisë

Hetimi që nisi për një rast të grabitjes që u denoncua para dy ditësh në Policinë në Mitrovicë nga një shofer i postës së shpejtë “Beki” rezultoi se ishte raportim i rrejshëm. I dyshuari ia bëri gropën vetes dhe për pasojë përfundoi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi gjatë ditës së djeshme se shoferi fillimisht kishte denoncuar në Polici se derisa ndodhej në Zhabar të Mitrovicës, është përballur me dy persona të maskuar, që ia plaçkitën rreth 6 mijë euro.

Pasi rasti u iniciua, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe në bazë edhe të provave të ofruara nga kompania.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa pronari i kompanisë në një prononcim për Sinjalin, ka deklaruar se kanë deponuar dëshmi, të cilat e dëshmojnë se shoferi në fjalë nuk është grabitur.

“Hetuesit rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, dy ditë më parë kishin nisur hetimet për veprën ‘grabitje’ të raportuar nga viktima/tashmë i dyshuari i cili kishte deklaruar se me datën 06 shkurt 2024, rreth orës 22:56, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, ishte ndaluar nga dy persona të dyshuar, njëri nga ta i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Pas procedimit me vendin e ngjarjes me autorizim të prokurorit hetuesit kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit, të cilët gjatë hetimeve kanë arritur të sigurojnë dëshmi dhe të zbulojnë se nuk ekziston asnjë provë që në kohën e raportimit të veprës të ketë ndodhur ‘grabitja’. Kjo ka rezultuar që viktima/tashmë i dyshuari P. H., 26 vjeçar, të ketë lajmëruar rrejshëm.” – ka njoftuar Policia.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprat penale ‘ Lajmërim i rremë ’ dhe ” Keqpërdorim i besimit”./Sinjali

Related Articles

Back to top button