Ngjarje

Shqetësuese: Komentuesit e arsyetojnë sulmin e sigurimit ndaj gazetarëve të Nacionales

Ekipi i Gazetës Nacionale është sulmuar sot nga sigurimi i Spitalit të Gjakovës, i cili kishte shkuar për të raportuar për ndërprerjen e të gjitha operacioneve në këtë institucion.

Në këtë rast sigurimi, e ka sulmuar fizikisht kameramanin Arbër Latifi, pavarësisht paralajmërimeve të kameramanit dhe gazetares Gentiana Hasani që të mos e prekë kamerën, sigurimi ka kërcënua në mënyrë atë ndryshme ekipin e nacionales.

Nacionale ka publikuar edhe videon nga momenti i sulmit, pavarësisht sulmit dhe kërcënimeve qe dëgjohen, komentuesit e kanë arsyetuar këtë.

“Bravo sigurimi ! Të lumtë!”, “Këtij i thonë sigurim. Bravo sekuriti”, “I lumtë sigurimit se vallahi këta gazetarët ka s’po i rrasin hunët”.

Janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button