Shendeti

Si ta kuptoni se trupit tuaj i mungon zinku?

Zinku është një mineral që ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Ai forcon imunitetin, ndikon në rritjen e flokëve dhe thonjve dhe në shëndetin e lëkurës, luan një rol të rëndësishëm në sintezën e ADN-së dhe në shërimin e indeve të dëmtuara.

Ky mineral  ka një ndikim të madh në shqisat e shijes dhe nuhatjes. Zinku mund të konsumohet përmes ushqimeve të caktuara ose në formë suplementesh, si dhe gjendet në shumë preparate për rinovimin e lëkurës.

 Por si ta kuptoni se trupit tuaj i mungon zinku?

Sipas Healthline, ka disa simptoma që tregojnë mungesë të këtij minerali të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për humbje peshe të pashpjegueshme, plagë që nuk shërohen kurrë, mungesë energjie dhe lodhje kronike, pakësim i nuhatjes dhe shijes, diarre, humbje oreksi dhe plagë të hapura në lëkurë. Secila prej këtyre simptomave është një shenjë paralajmëruese sepse, përveç mungesës së zinkut, mund të tregojë shumë gjendje të tjera serioze shëndetësore që duhen trajtuar, transmeton Klankosova.tv

Për të ndihmuar në vendosjen e një diagnoze të duhur, matet niveli i zinkut në gjak dhe trajtimi konsiston në marrjen e suplementeve të zinkut.

Related Articles

Back to top button