Ngjarje

Skandaloze, BE vërejtje Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut që nuk i kanë vënë viza Kosovës

Komisioni Europian sot ka prezantuar raportin e pestë mbi monitorimin e regjimit pa viza nga Bashkimi Europian me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Në raport konstatohet se të gjitha vendet në fjalë vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave dhe kanë bërë progres në adresimin e rekomandimeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, raporti që fokusohet në veprimet e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni në raportin e katërt të vitit të kaluar për të siguruar përmbushjen e vazhdueshme të kërkesave për liberalizimin e vizave, për vendet e caktuara ka edhe disa vërejtje.Një vërejtje i është bërë Maqedonisë së Veriut që s’i ka përshtatur politikat e vizave me atë të BE-së, duke ia lejuar hyrjen edhe shtetasve të Kosovës.

Related Articles

Back to top button