Ngjarje

Sokol Halili vdiq rrugës për në emergjencë

Sokol Halili u vetëvra sot gjatë ditës në shtëpinë e tij në Davidovc të Shtimës.

Ai nuk iu dorëzua forcave policore që e kishin lokalizuar vendndodhjen e tij, duke i dhënë fund jetës së tij me armë zjarri.

Halili u tha se kishte shenja jete, por se vdiq rrugës për në emergjencë.

Kështu deklaroi kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

“Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur” – tha Jashari.

Ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në Qendren Emergjence.

Related Articles

Back to top button