Interesante

“Soma” e famshme e Prishtinës denoncohet për diskriminim në bazë të pamjes

Restorantet e famshme të kryeqytetit “Soma Slow Food” dhe “Soma Book Station” janë denoncuar për diskriminim të qytetarëve në bazë të pamjes së tyre.

Biznesi i gastronomisë, i cili ndodhet në dy lokacione të Prishtinës, në qendër dhe në Parkun e Gërmisë, është denoncuar të dielën nga një klient për diskriminim.

Sipas klientit, të dielën nuk i është lejuar hyrja në lokalin e “Soma Slow Food” në Parkun e Gërmisë me arsyetimin se restoranti është i rezervuar.

Megjithatë, pamjet të cilat klienti i ka publikuar në rrjetet sociale dëshmojnë se hapësirat e restorantit të dielën paradite ishin bosh.

“Soma Slow Food në Prishtinë diskriminon dhe zgjedh se cilët janë klientët e tyre në bazë të pamjes”, thuhet në denoncimin e klientit në rrjetet sociale Twitter dhe Tik Tok. “Nuk na lejuan të hynim sepse ‘janë plot’ por i gjithë restoranti ishte bosh”.

Klienti, i cili ka denoncuar lokalet e famshme të Prishtinës, ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë aty.

“Unë kam qenë e rregullt në Soma Book Station për më shumë se 5 vjet, kështu që jam e tronditur!”, ka shkruar klienti.

“Soma Slow Food” dhe “Soma Book Station” janë dy biznese private të cilat janë në pronësi të afaristit Baton Domi./Paparaci

Related Articles

Back to top button