Shendeti

Spitali i Pejës: Futja në oborr e qenve endacakë dhe e lopëve po e rrezikon personelin dhe pacientët

Futja e bagëtive dhe e qenve endacakë në oborrin e spitalit të Pejës po konsiderohet e rrezikshme.

Kjo për shkak se po ndihen të rrezikuar personeli që punon dhe pacientët që marrin trajtime në këtë spital.

Me anë të një reagimi menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor kërkon që të merren masa nga organet kompetente.

Nga ky spital bëjnë me dije se organet kompetente nuk kanë marrë asnjë masë ndër vite.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë”.

“Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e institucionit tonë”.

“Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive”.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me radhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet”.

“Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar dhe tek Individët e tjerë që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e institucionit tonë shëndetësor

Related Articles

Back to top button