Ngjarje

Statovci reagon ndaj Vuçiqit: Shërbëtori i kriminelit Millosheviq bën nxitje për luftë e vdekje të fëmijëve, fat i keq për Kosovën e Evropën

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se është fat i keq për Kosovën e për tërë Evropën, që një president si Vuçiq bën nxitje për luftë e vdekje edhe për fëmijët 12-13 vjeç, duke iu referuar deklaratës së tij se fëmijët serbë në Kosovë janë të gatshëm të luftojnë, raporton Gazeta Bli

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo shpjegon se pse ai i shërbeu Millosheviqit si shërbëtor në luftën në Kosovë, ku nuk u kursyen as fëmijët.

Ajo ka shtuar se në Kosovë, serbët janë më të lirë se në Serbi dhe kjo po i pengon Vuçiqit, sepse Kosova është demokraci.

Postimi i saj i plotë:

Related Articles

Back to top button