Sport
Sulmohet në Mitrovicë basketbollistja më e mirë e Kosovës, ishte shtatzënë
Basketbollistja e Kosovës, Valbona Byqtyqi është sulmuar nga tifozët derisa ishte bashkë me ekipin e Pejës në ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë.
Edhe pse shtatzënë, sipas komunikatës së KB Pejës, Bytyqi është ofenduar dhe sulmuar duke marrë edhe lëndime fizike.
“Mbi të gjitha, me ekipen e Pejës ishte edhe basketbollistja më e mirë kosovare, Valbona Bytyqi, e cila është fyer dhe sulmuar në mënyrën më të keqe të mundshme, përkundër faktit se ajo është shtatzënë. Valbona ka marr një lendim gjatë ndeshjës për cka e denojmë maksimalisht këtë akt dhe kërkojmë denim maksimal”, thuhet në komunikatën e Pejës.