Taulanti i jep një këshillë para ndeshjes me Serbinë: Mbaje gjakftohtësinë
Të premten Zvicra e zhvillon ndeshjen vendimtare të vitit kundër Serbisë.
Kombëtarja helvetike synon kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
Të dyja kombëtaret ishin përballur edhe para katër vjetëve në “Rusia 2018”.
Zvicra kishte fituar me rezultat 2:1 me golat e dy futbollistëve me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Pas shënimit të golit Xhaka, kishte festuar duke e bërë me duar shqiponjën dy krenare, simbolin e shqiptarëve.
Kjo kishte ngjall reagime të shumta.
E në prag të ndeshjes, futbollisti i Arsenalit ka marrë këshilla nga vëllai i tij. Taulant Xhaka.
Ai tha se e kishte këshilluar vëllain ta ruante gjakftohësinë, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv
“Të jem i sinqertë, nuk iu gëzova fare shortit për shkak të emocioneve të së kaluarës me Granitin. Për këtë kam folur gjatë me Granitin. E kam këshilluar dhe i kam thënë: Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë ndeshje, nëse shënon gol, humb apo fiton, mbaje gjakftohtësinë dhe luaje lojën tënde. Pasi nuk bëhet fjalë për politikë, është vetëm një ndeshje futbolli”.