Të dhënat bankare të rrezikuara në Kosovë
Qytetarët e Kosovës janë përdorues mjaft aktivë të shërbimeve të ndryshme online dhe blerjeve me kartela bankare, por me rritjen e teknologjisë, është rritur edhe pasiguria tek ata, pasi ka raste të keqpërdorimit të kartelave dhe mënyra të tjera me të cilat po i preken të ardhurat e tyre.
Policia e Kosovës i ka thënë, se nga janari i vitit 2020 e deri në qershor të vitit 2022, ka trajtuar rreth 70 raste të keqpërdorimit të kartelave bankare. Sipas Policisë, disa prej formave të evidentuara janë mashtrimet në ueb-faqe dhe rrjete sociale, Mashtrimet e bizneseve përmes internetit, “Peshkimi i të dhënave ose Fishing” dhe Klonimi i kartelave bankare.
Tentimet për mashtrimin e qytetarëve vazhdojnë të jenë të ndryshe. Disa u kërkojnë qytetarëve të dhënat personale kinse kanë fituar ndonjë shpërblim, e disa paraqiten si të punësuar në bankë, duke kërkuar të dhëna bankare.Eksperti i sigurisë kibernetike, se bankat duhet të mbajnë fushata ndërgjegjësuese lidhur me këtë problematikë, gjë që ai nuk ka parë ende nga bankat në Kosovë.