Ngjarje
Tensionohet situata në Zubin Potok, ndizet sërish alarmi- Çfarë po ndodhë?

Gazetarët e ekipit të RTV Dukagjini raportojnë se situata është tensionuar në Zubin Potok.
Në momentin kur kanë hyrë autoblindat e Policisë së Kosovës është ndezur alarmi i cili i bëri bashkë protestuesit.
Protestuesit kanë kënduar këngë nacionaliste para zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe protestuesit janë afruar pranë kordonit të policisë.
Ndryshe, të hënën, qytetarë serbë u mblodhën para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku më 26 maj, Policia e Kosovës hyri me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.



