Sport
Tifozët e Kosovës dhe Zvicrës po festojnë së bashku në Prishtinë
Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
E kryeqyteti ka marrë atmosferë futbollistike sot me tifozë edhe të Zvicrës.
Madje, tifozë të të dyja Përfaqësueseve janë mbledhur bashkë duke u argëtuar e kënduar.
Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë
Much love between #Kosovo and #Switzerland fans in Prishtina 😍 🇽🇰🇨🇭 pic.twitter.com/ZgK5AZ3CQs— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) September 9, 2023