Ngjarje
Trajkoviqi: Policia serbe më ndaloi në Merdarë, nuk më lejojnë të hyj në Kosovë
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në Merdare.
“Jam përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më vonë, në llogarinë e saj në Twitter, ajo ka bërë një sqarim ku ka thënë se ndalimi i është bërë nga policia serbe.