Ngjarje

Tre hapat që duhet t’i bëjë Kosova për t’u anëtarësuar në BE

Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan më 14 dhjetor aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së, shkruan REL.

Tre (3) hapat për anëtarësim në BE janë: statusi i kandidatit, negociatat e anëtarësimit dhe ratifikimi i traktatit.

Statusi i kandidatit: Nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jipet me vendim unanim të Këshillit Evropian. Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë.

Negociatat e anëtarësimit: Janë hapi i dytë. Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat t’i përmbush kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë. Këto negociata fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me lighet e BE-së. Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE.

Traktati i ratifikimit: Pasi 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE dhe vendi kandidat nënshkruajnë traktatin e pranimit. Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së. Dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

Related Articles

Back to top button