Ngjarje

Tronditen qytetarët në një qendër tregtare në Shkup, një person nxjerr armën dhe qëllon dy të tjerë – VIDEO

Qytetarët e Shkupit të Maqedonisë Veriore sot janë tronditur nga një ngjarje e rëndë, e cila ndodhi në qendrën tregtare “East Gate Mall”.

Siç bëhet e ditur nga mediat atje, një person i cili i takon moshës së re, e që në kokë mbante një kapele, teksa vraponte brenda mureve të kësaj qende, nxori armën dhe qëlloi me të dy persona që ndodheshin në shkallët lëvizëse.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij sulmi, megjithatë siç raporton Alsat.mk njëri nga dy të pagosurit, siç konfirmon drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjikale ‘”“Shën Klimenti i Ohrit”në Shkup, Ljuben Arsenkov, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga kjo gjuajtje me armë tashmë janë publikuar edhe pamjet nga njëri kënd ku shihet mjaft qartë edhe sulmuesi.

Related Articles

Back to top button