Ngjarje

U detyrua të largohej para 24 vitesh, këngëtarja Rona Nishliu viziton shtëpinë e saj në veri të Mitrovicës

Këngëtarja e njohur mitrovicase, Rona Nishliu, është rikthyer për vizitë në veri të Mitrovicës tek shtëpia e saj, atje ku lindi dhe u rrit, raporton Gazeta Online Veriu info.

Këngëtarja Nishliu, si shumë shqiptarë të tjerë të asaj pjese të Kosovës, para 24 vjetëve ishte detyruar të largohej nga shtëpia e saj, e cila tashmë ka mbetur gërmadhë.

Ajo si duket i ka kërkuar falje shtëpisë dhe truallit ku asnjëherë nuk u lejuan të kthehen.

“24 vjet të gjata… Më fal!”, është përshkrimi i Nishliut në fotografinë e publikuar.

Related Articles

Back to top button