Ngjarje

Vajza nga Prishtina e bën nënën për spital, thotë se e sulmoi me grushte “pa dashje”

Prindërit janë ata të cilët shpesh herë kërkojnë ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që kanë me fëmijët e tyre. Për shkaqe të ndryshme ata përballen me sjelljet agresive dhe të dhunshme të fëmijëve, e në shumë raste përjetojnë edhe dhunë psikike e fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën “Xhemajl Berisha”në Prisntinë, ku një grua e ka denoncuar vajzën e saj 19-vjeçare për dhunën e ushtruar ndaj saj. Viktima e cila u përballë me vajzën e saj u detyrua që të njoftojë Policinë për veprimet e së bijës.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, me ç’rast e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj me grushte, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Bazuar në dëshminë e viktimës, 19-vjeçarja i ka shkaktuar shqetësim të madh nënës së saj dhe për pasojë përfundoi në Polici.

Vajza është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin, me ç’rast ka thënë se pa dashje e ka sulmuar nënën.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles

Back to top button