Ngjarje
Varadkar në konferencë me Kurtin kërkon stabilitet në veri të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij irlandez, Leo Varadkar kanë mbajtur një konferencë të përbashkët pas takimit dy palësh.
Kurti tha se zhvillimi ekonomik e ka bërë Irlandën burim të frymëzimit për shumë shtete një ndër to edhe Kosovën.
“Ne presim të thellojmë bashkëpunimin me Irlandën . Irlanda ka dhënë kontribut të hershëm edhe në fushën e mbrojtjes përmes misionit të KFOR’it. Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar për marrëdhëniet në rrafshin ekonomik, shoqëror e diplomatik”, deklaroi Kurti përcjell Insajderi.
Ndërsa Varadkar duke falënderuar Kurtin, potencoi se stabiliteti në veri të Kosovës këtë vit është kyç, ndërsa kërkoi që mos të përsëriten skena dhune si në vitin e kaluar. /Insajderi