Ngjarje
Vdes i paraburgosuri që po trajtohej në QKUK

I paraburgosuri që po trajtohej tash e disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, nga qendra korrektuese në Hajvali ishte dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për trajtim mjekësor.
Por pavarësisht intervenimeve mjekësore, i njëjti nuk arriti të mbijetojë.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i klinikës, por nuk ka qenë i qasshëm.



