Ngjarje
Video nga nxjerrja e një fëmijës prej rrënojave të tërmetit në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, transmeton REL. Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur. Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi./Korrespodenti/
Video e rëndë nga nxjerrja e një fëmije i bllokuar nga tërmeti:



